Drejtorët e 16 shkollave në Sofje dhe dhjetëra shkollave në Burgas dhe Varna me email morën alarme për mjete shpërthyese të vendosura. Në disa prej shkollave mësimi u ndërpre dhe policia kontrolloi ndërtesat. Asgjë shqetësuese nuk u gjet deri më tani. Organet e rendit janë duke punuar mbi rastet. Teksti i mesazheve të dërguara është në bullgarisht, por me siguri u përkthye me një përkthyes online. U gjurmuar IP-ja e dërguesit dhe u konstatua se ai nuk ndodhet në Bullgari. Në kanalin e saj Telegram, organizata dërguese shpall urrejtje kundër njerëzimit dhe fëmijëve, njoftoi reporteri ynë Nikollaj Hristov.
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur..
Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin..