Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike, me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.
E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..