Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës

4
Foto: arkiv personal

Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29 mars me koncertin “Me fuqinë e bekuar të këngës”. Duke qenë se e gjithë jeta e tij i është përkushtuar fillimit shpirtëror, dhe si një njeri i lidhur me teologjinë, Vasko do t'i japë të gjitha të ardhurat nga koncerti për një kauzë fisnike - riparimin e kishës së shkatërruar "Shën Klementi i Ohrit" në ish Seminar pranë stacionit Çerepish në Grykën piktoreske të Iskërit (Bullgaria Perëndimore).

Rruga krijuese e Vasko Vasilev-Bazilio filloi në vitin 1982 në Korin Mashkullor të të Rinjve – Sofje, me dirigjent Valentin Bobevski. Menjëherë pas kësaj, ai u bashkua me Korin e Përzier të Radios Kombëtare Bullgare, ku vazhdon të performojë edhe sot e kësaj dite. Gjatë viteve, Bazilio ka pasur edhe një karrierë të suksesshme solo si interpretues i muzikës bullgare pop, folklorike, i këngëve kishtare-sllave dhe madje edhe i operës. Ai ka kënduar në të njëjtën skenë me këngëtaret e njohura bullgare Gena Dimitrova dhe Nadka Karaxhova, ka prekur personalitete të famshme si James Levine, Shlomo Mintz, Zubin Mehta e të tjerë. Megjithatë, ai ka një dashuri të veçantë për Korin e Përzier të Radios.

“Kori i Përzier i BNR-së është një nga koret më të mira profesionale në Bullgari”, thotë këngëtari. – Kemi një numër të pafund koncertesh, marrim pjesë në evente të ndryshme kulturore, regjistrojmë vazhdimisht, udhëtojmë edhe nëpër botë. Në kohën para pandemisë Covid-19 kemi bërë shumë turne jashtë vendit dhe ka pasur vite që kemi qenë gjashtë muaj në Bullgari, gjashtë të tjerët jashtë vendit. Ky kor më dha shumë. Më dha një skenë, më dha miq dhe njohje me artistë, muzikantë. Nëpërmjet tij pata mundësinë të prek kultura të ndryshme, të studioj muzikën e tyre, të krijoj shumë kontakte dhe miqësi. Ndaj i jam mirënjohës institucionit të BNR-së, të gjithë kolegëve me të cilët kemi punuar dhe po punojmë në Korin е Përzier”.

Me BNR-në është e lidhur edhe bashkëshortja e Vasko Vasilev-Bazilio Nataniela Vasileva, e cila në vazhdim të shumë viteve ishte pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të “Radio Bullgarisë”.

“Radioja është shtëpia jonë. E kalojmë shumicën e kohës këtu, duke iu përkushtuar profesionit tonë. Këtu u njohëm me Natanielën shumë vite më parë. Ne përjetuam një lidhje të fortë emocionale dhe shumë shpejt krijuam një familje. Unë jam një person i lumtur. Familja ime është e mrekullueshme, gruaja ime është një person i mrekullueshëm dhe një nënë e fortë. Ajo u kushtohej fëmijëve tanë kur isha në turne të gjatë nëpër botë. Tashmë kemi edhe nipër.”

Jo vetëm nga familja, por edhe plotësisht zyrtarisht Vasko Vasilev-Bazilio është shpallur “Mister Gjyshi” i vitit 2022 në konkursin me të njëjtin emër në vendin tonë.

“Në jetë ka edhe sheqer, edhe kripë” – kështu i shpjegon këngëtari vështirësitë në ekzistencën tonë dhe e falënderon Zotin që ia ka dhënë talentin dhe mundësinë për të transmetuar energji pozitive te njerëzit. Dhe nuk është rastësi që në moshën 50 vjeç vendosi të studiojë teologji, dhe së shpejti do të mbrojë doktoratën në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.

“Dituritë që mora në akademinë teologjike më nxorën një perde të madhe dhe më zbuluan atë që nuk e dija apo nuk e kuptoja. Kur hyj aty, sikurse hyj në një tempull. Jam mirënjohës që pata mundësinë të shfrytëzoj dhe të përfitoj nga burimi i njohurive të profesorëve në Fakultetin e Teologjisë”.

Muzika shpirtërore do të luhet edhe në koncertin e ardhshëm bamirës të Vasko Vasilev-Basilio, me të cilin do të festojë 40 vjetorin në skenë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare “Rajna” – pjesë e Projektit “Ura mes kulturave”

Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e..

botuar më 24-05-24 6.10.PD

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD