Presidenti Rumen Radev ia ka ngritur problemin e importit të grurit nga Ukraina, Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel. Kështu ka bërë të ditur kreu i shtetit për gazetarët. "Së bashku me liderët e Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke, Rumanisë, ne insistojmë në rregullimin urgjent të kësaj çështjeje dhe mbështetjen e duhur për prodhuesit tanë bujqësorë në mënyrë që ajo të korrespondojë me dëmin që ata po vuajnë", tha presidenti.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Miriam Garcia Ferrer, njoftoi se Bullgaria do të marrë ndihmë të njëhershme në shumën prej 16,75 milionë euro për shkak të vështirësive që kanë prodhuesit e saj për shkak të eksportit të drithit nga Ukraina.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..