Shtetasi bullgar Sergej R. u arrestua për tentativë atentati në Belgjikë pas dy aksioneve policore në Bruksel dhe Antverpen kundër të rinjve të radikalizuar xhihadistë, njoftuan mediat lokale, duke cituar një deklaratë nga zyra e prokurorit federal. Pesë belgë dhe një turk u arrestuan gjithashtu me akuzën se ishin pjesë e një grupi terrorist. Sipas mediave, të arrestuarit janë të lidhur me xhihadistët e grupit “Shteti Islamik”, i cili mori përgjegjësinë për atentatet në Bruksel më 22 mars 2016. Prokuroria nuk specifikoi se cilët janë objektivat e mundshëm të terroristëve të dyshuar.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të..
Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..