Në asnjë rrethanë nuk parashikohet ndërprerje e procesit zgjedhor, siguroi në Varna zëvendëskryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Komisari Stanimir Stanev. Nesër do të kontrollohen godinat që do të jenë vend votimi dhe më pas do të ruhen, tha zëvendëskryesekretari.
Më vonë, pas një takimi me anëtarët e KQZ-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev deklaroi se kërcënimet me bombë nga fillimi i javës kanë qenë sulme hibride dhe nuk ka asnjë rrezik real. Sipas tij, njerëzit do të nxirren nga qendrat e votimit vetëm nëse ka një kërcënim real. Përveç kësaj, bagazhet e mëdha do të kontrollohen jashtë ndërtesave.
Ndërkohë, drejtorët e shkollave thanë se presin nga MPB një udhëzim të unifikuar se si duhet vepruar në situatën e kërcënimeve me bomba dhe kërcënimeve të tjera ndaj institucioneve arsimore.
“Fakti që shkolla të ndryshme dhe drejtorë të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme tregon se ka një problem”, komenton për BNR Veliçka Tasexhikova, drejtoreshë e shkollës fillore të 70-të “Shën Kliment Ohridski” në Sofje.
Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..