Për të tretën ditë radhazi, prodhuesit e drithërave protestuan kundër importit të drithit të lirë ukrainas. Disa prej tyre bllokuan pikën kufitare pranë fshatit Kardam, duke hedhur një rimorkio plot me luledielli në rrugën drejt kufirit me Rumaninë. Sipas Radostina Zhekovës, kryetare e Sindikatës së Prodhuesve të Drithërave të Dobruxhës, prodhimi që mbetet në magazina kap vlerën e rreth 3.5 miliardë leva (1.7 miliardë euro).
Pas takimit të mbrëmshëm të përfaqësuesve të industrisë me presidentin Rumen Radev, u bë e qartë se vendi ynë do të negociojë në Bruksel për ndryshime në rregulloren evropiane që lejojnë importet masive nga Ukraina, si dhe se do të insistojë që të mund të vendosim mekanizma antidoping, në rast të mbingopjes së tregut.
Prodhuesit e grurit do të rinovojnë protestën e tyre më 7 prill për të mbështetur kolegët e tyre rumunë, të cilët do të zhvillojnë demonstrata.Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..