Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE: Tarifat për produktet e grurit ukrainas mund të kthehen

Miriam Garsia Ferer
Foto: Qendra e shtypit e KE

BE-ja mund të rikthejë tarifat doganore për importet e disa produkteve të grurit të Ukrainës. Këtë e bëri të ditur për BNR zëdhënësja e Komisionit Evropian Miriam Garsia Ferer. Kjo parashikon një klauzolë mbrojtëse që do të përfshihet në rregulloren aktuale për importin e grurit nga Ukraina. Afati i tij skadon në qershor, por do të zgjatet për një vit dhe atëherë do të përfshihet klauzola. Tarifat do të rikthehen vetëm në rastet kur importi prek të gjithë tregun evropian. Ndikimi në tregjet rajonale nuk do të merret parasysh, theksoi ajo.


Përktheu dhe publikoi: Svetllana Dimitrova 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD