Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodor Georgiev nga Vjena: Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë janë të rrënjosura thellë në politikën bullgare

Teodor Georgiev
Foto: arkiv personal

Bullgarët jashtë vendit - së bashku me bashkatdhetarët e tyre në vendin tonë, janë sërish përballë një zgjedhjeje, nga e cila varet nëse vendi ynë do të punojë për prosperitetin e qytetarëve të tij dhe nëse do të konsolidohet në familjen evropiane dhe euroatlantike si një partner i besuar.

Në Austri jetojnë nga 35 deri në 45 mijë bullgarë, nga të cilët vetëm 5 mijë votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, statistikat e 2 tetorit 2022 mund të ndryshojnë, pasi sot janë në dispozicion 15 qendra votimi në tetë qytete.

“Për fat të keq, qëndrimi i bullgarëve në Vjenë nuk ndryshon nga zgjedhjet e fundit. Njerëzit duket se janë të lodhur nga zgjedhjet”, thotë Teodor Georgiev, një sipërmarrës sportiv dhe social që jeton në kryeqytetin austriak. Ai është një nga bullgarët aktivë jashtë vendit, i cili së bashku me bashkatdhetarët e tjerë shpreh hapur qëndrimin e tij. E megjithëse vitet e fundit “protesta” dhe “zgjedhje” janë ndër fjalët më të përdorura, vendi ynë është përballur sërish me probleme thelbësore, zgjidhja e të cilave duhej gjetur shumë kohë më parë.

“Problemet me korrupsionin dhe mungesën e sundimit të ligjit janë të rrënjosura thellë në politikën bullgare dhe, siç mund ta shohim, duhet kohë dhe përpjekje të vazhdueshme për të arritur një ndryshim të rëndësishëm - vazhdon Teodor Georgiev. - Ne ende nuk mund ta vizualizojmë, nuk mund ta ndiejmë, nuk mund ta prekim, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë pyetje thelbësore dhe t’u kërkojmë përgjegjësi atyre në pushtet, pavarësisht se cilët janë ata. Progresi mund të jetë i ngadalshëm, por çdo hap drejt një shoqërie më transparente dhe demokratike është i rëndësishëm. Pa ndalur korrupsionin dhe pa arritur sundimin e ligjit, ne nuk mund të ecim me hapat që duam”.

Sociologët dhe analistët politikë nuk janë shumë optimistë, se mund të formohet një kabinet edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ndryshimeve të shumta mes palëve u shtohet edhe një tjetër – në lidhje me qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Me këtë rast, Teodor Georgiev thekson:

"Është thelbësore të sigurohet që politika e jashtme e Bullgarisë të jetë në përputhje me interesat dhe vlerat e saj kombëtare, si dhe me ato të partnerëve të saj. Nuk duhet të harrojmë se Bullgaria është pjesë e shumë marrëveshjeve të jashtme politike dhe nuk e kuptoj se pse duhet të ketë diskutime mbi këto tema.”

Ndaj, sipas sipërmarrësit të ri, energjia politike duhet të fokusohet në mundësitë e zhvillimit që vendi ynë mund t'i ofrojë secilit qytetar.

"Qeveria e ardhshme duhet t'i japë përparësi rritjes ekonomike dhe drejtësisë sociale, si dhe qëndrueshmërisë në fushën e shëndetësisë, - tha Teodor Georgiev për Radio Bullgarinë. Pandemia e koronavirusit ka vënë në pah rëndësinë e investimeve në këtë fushë, por edhe në arsim, për të mbështetur grupet e pambrojtura. Përveç kësaj, është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi në fushën e dixhitalizimit dhe të investohet në infrastrukturë për të mbështetur rritjen e sektorit të teknologjisë. Besoj se sektori teknologjik është shansi që Bullgaria të pozicionohet në hartën botërore me një produkt dhe shërbim të nivelit të lartë. Ne shohim se ka startup kompani në industrinë e teknologjisë me të cilat mund të krenohemi.”

Mirëpo, që e gjithë kjo të ndodhë, është e nevojshme që secili nga ne të japë votën e tij, është i bindur Teodor Georgiev.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD