1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.
Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.
Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.
Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.
Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Tekst: Elena Karkalanova
Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova
Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..
Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..
Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..
Riparimi i shumëpritur në shkallë të gjerë dhe restaurimi i pamjes dhe funksioneve origjinale të ndërtesës të njohur si " Halite " në Sofje tani ka..
Në Muzeun Arkeologjik në Burgas (Blvd. "Aleko Bogoridi" 21) u hap ekspozita "Thesari i Artë i Panagjurishtes". Kopja muzeale e thesarit më të famshëm..
Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e..