Dy qendrat e para të votimit jashtë shtetit në Oukland dhe Krajstçërç në Zelandën e Re hapën dyert e tyre saktësisht në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale (ora bullgare 22:00 të mbrëmjes së 31 marsit) për qytetarët bullgarë që dëshirojnë të zgjedhin përfaqësuesit për Legjislaturën e 49-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Dy orë më vonë, votimi filloi në Australi. Pritet që dita e zgjedhjeve jashtë vendit të përfundojë më së voni në seksionet në Kaliforni të SHBA-së - në orën 6 me orën bullgare të hënën, më 3 prill.
Jashtë vendit, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 61 vende, në 737 seksione. Në 245 seksione sigurohet votimi me makineri dhe makineritë i janë dorëzuar përfaqësive diplomatike dhe konsullore bullgare.
Në Turqi, seksionet janë më së shumti ku 350 000 njerëz kanë të drejtë të votojnë. Pritshmëritë e organizatave të emigrantëve janë që vetëm 10 për qind e turqve me pasaportë bullgare të shkojnë.
Në Greqi qytetarët bullgarë kanë mundësinë të votojnë në 21 seksione. Në Athinë, ku jetojnë shumica e bashkatdhetarëve tanë, ka 5 seksione, dhe në isullin Kreta ka 5 seksione në pesë qytete. Bashkatdhetarët tanë mund të votojnë edhe në Aleksandrupolis, Komotini, Kavallë, Stavros dhe Selanik. Në mëngjes, kur u hapën disa seksione, ishin radhë me njerëz.
Në Belgjikë ka 15 qendra votimi, shumica në Bruksel. Dy janë në përfaqësinë tonë të përhershme dhe dy në ambasadë. Pjesa tjetër janë në Antverpen, Gent, Varegem, Ljoven, Masmehelen dhe Hasellt. Në Belgjikë jetojnë 45 mijë persona me nënshtetësi bullgare dhe 10 mijë të tjerë kanë dy shtetësi. Të drejtën për të votuar e kanë nja 40 - 45 000 njerëz, por zakonisht nga 10 deri në 15 për qind prej tyre votojnë.
Në Luksemburg ka 2 seksione. Aty jetojnë rreth 2000 bullgarë dhe 700 prej tyre votojnë.
Në Francë, ku u hapën 16 qendra votimi, pritet një pjesëmarrje e ulët. Tri nga seksionet janë në ambasadën tonë në Paris. Në Monpelie dhe Tulluza, dy seksione janë në adresa të reja. Seksionet në kryeqytetin francez, në Nicë dhe Lion, janë të pajisura për votim me makinë, ndërsa në pjesën tjetër votimi bëhet me fletë votimi në letër.
Në Britaninë e Madhe, bullgarët votojnë në 118 seksione, vendndodhja e tyre është sipas parimit gjeografik dhe demografik. Në 35 prej tyre ka makineri, ndërsa në pjesën tjetër bashkatdhetarët tanë do ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletë votimi.
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..
348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe..