Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e bullgarëve në votimin parlamentar të 2 prillit

| rinovuar më 23-04-02 7.32.MD

35.1% është pjesëmarrja elektorale në orën 19:00.

Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partner i BNR-së për zgjedhjet e parakohshme për parlamentin e 49-të.

Mbi 140 makineri votimi kanë shfaqur defekt në ditën e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton se si do të numërohen fletët e votimit me makinë, të cilat nuk lexohen pasi janë printuar.

30% është pjesëmarrja еlektorale në orën 17:00, raporton “Gallup International Balkan”.
Pjesëmarrja elektorale arriti në 27.2% në orën 16:00

Pjesëmarrja në votime në vend arriti në 27.2% në orën 16:00, njoftoi në një konferencë zëdhënësja e KQZ-së Rosica Mateva. Është më e ulëta në Sliven - 21,9%, dhe më e larta - në rajonin e 23-të elektoral në Sofje - 34,5%. Problemet me makineritë vazhdojnë dhe mbi 80 prej tyre tashmë janë jashtë funksionit.

Te ora 15:00 pjesëmarrja në votim është 25.1 për qind 

25.1% ishte pjesëmarrja në votime në orën 15:00, njoftoi agjencia sociologjike “Gallup”. Sipas sociologes Janica Petkova zgjedhjet do të vendosen pasdite kur ata që hezitojnë do të shkojnë për të votuar. Sipas saj, deri më tani votuan kryesisht bërthamat e forta partiake, si dhe njerëz që kanë vendosur paraprakisht se cilin formacion politik të zgjedhin.

Dalja e votuesve në orën 13:00 arriti në 18%

Numri i votuesve vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të fundit të agjencisë sociologjike “Gallup” – partnere e BNR-së, deri në orën 13:00 votuan 18 për qind e bullgarëve në vend. Zgjedhjet po monitorohen nga afër nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët po monitorojnë edhe situatën me kërcënimet me bombë ditët e fundit.

Pjesëmarrja në votim në orën 11:00 u rrit në 8.97%

Në orën 11:00, pjesëmarrja në votim u rrit pak. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00, dalja në votime në vend ishte 8.97%, tha në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit, Rosica Mateva. Sipas agjencisë sociologjike “Gallup”, partnere e BNR-së, deri në orën 11:00 votuan 10.3 për qind e zgjedhësve.

Pjesëmarrja më e madhe e votuesve është në Montana – 14.07%, dhe më e ulëta në Plovdiv – 6.16%.

Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në vend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit 2022 ishte 8.89% me 586 898 zgjedhës të votuar.

Pjesëmarrja e votuesve në orën 9 të mëngjesit ishte vetëm 3.6%

Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, votuesit në orët e para të së dielës janë të paktë. Sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, pjesëmarrja e votuesve në orën 09:00 ishte e ulët – 3.6 për qind, ku votimi me makinë është i preferuar nga votuesit. KQZ-ja njoftoi se makinat nuk funksionojnë në pothuajse 40 seksione në vendi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD