Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët nga jashtë: Bullgaria është nëna e të gjithëve!

Foto: BGNES

Zgjedhjet e rregullta të parakohshme kanë përfunduar dhe rezultatet po shkaktojnë sërish shqetësim dhe hutim. Duket se na presin javë të vështira, gjatë të cilave do të jemi sërish dëshmitarë të një serie tjetër negociatash mes forcave politike për formimin e kabinetit. Është ende e paqartë nëse palët do të arrijnë në një mirëkuptim këtë herë. Por një gjë është e sigurt - bullgarët janë të lodhur, shumë prej tyre janë mosbesues dhe të tjerë janë shumë të zemëruar.

Gjatë ditës së djeshme Radio Bullgaria kontaktoi me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për t'i pyetur - si po shkon votimi në vendin e tyre dhe çfarë presin nga të zgjedhurit e ardhshëm. Por përgjigjet e tyre dominoheshin nga zhgënjimi dhe dhimbja e pa maskuar për ngërçin në të cilin ka rënë atdheu. Nga Zelanda e Re dhe Australia, nëpër Evropë, Kanada, në vendet fqinje ballkanike - nga të gjitha anët e botës, bashkëbiseduesit tanë u bëjnë thirrje politikanëve për arsye dhe përgjegjësisë në emër të Bullgarisë.

“Partitë politike duhet të kapërcejnë më në fund kundërshtimet e tyre dhe të fillojnë punën për ta nxjerrë vendin nga ngërçi në të cilin e kanë sjellë”, beson Sonja Arabaxhieva, e cila jeton në Melburn, Australi, dhe shton se imazhi ynë në botë nuk është aspak i mirë, për shkak të serisë së pafundme të zgjedhjeve të parakohshme. Dhe me shume:

Sonja Arabaxhieva

“Dua të shoh më në fund një qeveri që funksionon dhe të ndalojnë këto grindje në parlament. Forcat dhe formacionet politike duhet të gjejnë më në fund forcën për t'u bashkuar dhe formuar një qeveri të qëndrueshme. Ne bëhemi qesharakë në sytë e botës me këto zgjedhje të pafundme. Çdo herë rezultatet nuk janë të kënaqshme dhe nuk mund të formohet një qeveri. Ju keni një tryezë të përbashkët, nuk keni se çfarë të ndani! Bullgaria është një nënë për të gjithë!” – u drejtohet ajo politikanëve në vendlindje

Shumë njerëz u larguan nga qendra e votimit duke thënë "Shpresoj se nuk do të shihemi për katër vitet e ardhshme", tha për Radio Bullgarinë Kalina Bogdanova, e cila jeton prej 8 vitesh në Brisbane, Australi. Këto ishin zgjedhjet e saj të katërta si anëatare e komisionit zgjedhor në qytetin australian.

“Shpresojmë se do të formohet një qeveri e rregullt. Për mua personalisht është shumë e rëndësishme që Bullgaria të marrë një drejtim shumë të qartë të zhvillimit euroatlantik. Të mos ketë asnjë hezitim në pozicionin e saj, në vlerat dhe në orientimin e saj strategjik. Duhet të marrim një drejtim të caktuar për të luftuar korrupsionin dhe për të kryer reforma në shumicën e sektorëve publikë, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, ekonomia. Por mbi të gjitha pres që Bullgaria t'i kthehet një objektivi shumë të qartë, një pozicioni strategjik dhe një plani zhvillimor. Mendoj se kjo është ajo që na mungon më shumë për momentin.”

Katerina Ignatova është sekretare e komisionit seksional për zgjedhjet në Krakov të Polonisë, ku jeton prej 5 vitesh. Gjatë kësaj kohe ajo ka qenë pjesë e komisionit zgjedhor për pothuajse të gjitha zgjedhjet kombëtare në Bullgari. Dhe ajo, si shumë bullgarë jashtë vendit, pranon se është lodhur nga natyra e tyre e shpeshtë dhe e parakohshme në dy vitet e fundit. Ajo është e motivuar nga bashkëqytetarët tanë që udhëtojnë qindra kilometra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare të votës.

“Unë jam vullnetare në Shkollën Bullgare në Krakov dhe i ndihmoj fëmijët të mos humbasin lidhjet me rrënjët e tyre, gjë që mendoj se është një mënyrë për të krijuar dhe ushqyer një komunitet larg shtëpisë. Zgjedhjet jashtë vendit janë një proces i ndryshëm nga ai që janë në Bullgari. Për ne, ato janë një proces përmes të cilit njerëzit mund të ndihen më afër shtëpisë në këtë ditë shumë më tepër se në të gjitha ditët e tjera. Situata në botë është e pasigurt dhe të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi.”

Svetosllava Aleksieva ndodhet në Zelandën e Re që nga fillimi i vitit 2017 dhe dita e djeshme e zgjedhjeve ishte e para për të si pjesë e komisionit zgjedhor të seksionit në Christchurch. Para gazetares Vesella Krësteva nga Radio Bullgaria ajo shprehu shpresën e saj për një qeverisje më stabile në të ardhmen për Bullgarinë.

Svetosllava Aleksieva

Pas 15 vitesh qëndrimi në Zelandën e Re, dje Denica Stoeva votoi për herë të parë si banore e Melburnit të Australisë. Vendi është i ndryshëm, por angazhimi politik si qytetare bullgare është i njëjtë dhe shpresa është një - një qeveri e rregullt bullgare për të rivendosur ekuilibrin e pushtetit në Bullgari.

“Kam votuar duke menduar për të ardhmen, me shpresën për diçka më të mirë dhe me bindjen e thellë personale se duhet të votohet. Vëzhgimet e mia ndër vite këtu më bëjnë të besoj se në shtetet e zhvilluara ekonomikisht, qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive, votojnë masivisht, dhe kjo është ajo që i mban politikanët përgjegjës dhe i bën gjërat të ndodhin” – tha Denica.

Sibilla Stojanova jeton prej tetë vitesh në Bruksel dhe është pjesë e departamentit juridik të Parlamentit Evropian.

Sibilla Stojanova

"Ajo që dua është që Bullgaria të sillet si një anëtare e BE-së me të drejta të plota, ashtu siç është. Miqtë dhe unë komentojmë se kemi ndjenjën se po jetojmë në një Bullgari të "shtrënguar" midis disa koncepteve, besimeve dhe miteve brenda vendit dhe në skenën evropiane. Për mua, këto kriza politike janë shkatërruese dhe në fakt u shërbejnë interesave që tani duhet t'i lëmë pas dhe të shkojmë drejt diçkaje më racionale” – tha Sibilla Stojanova para Radio Bullgarisë.

Emilijana Bllagoeva është fizioterapiste dhe mësuese e jogës. Prej 20 vitesh ajo jeton në Toronto të Kanadasë, por nuk e ka shkëputur lidhjen me vendlindjen. Ajo është e bindur se është shumë e rëndësishme që bullgarët jashtë vendit të ushtrojnë votën e tyre, ndaj ajo voton gjithmonë. Por Emilija mendon se votuesit duhet të kenë vetëdije kombëtare bullgare dhe - një kusht i detyrueshëm - të flasin gjuhën e tyre amtare bullgare. Cilat janë pritshmëritë e saj nga parlamenti i ri?

Emilijana Bllagoeva

“Para së gjithash, parlamenti i sapoformuar duhet të përbëhet nga njerëz shpirtërorë që nuk shikojnë interesat e tyre personale, por interesat e popullit. Gjëja më e rëndësishme është që ata ta duan Bullgarinë, jo të shesin veten te fuqitë e huaja.Parashikimi imështë se Bullgaria këtë herë do të ketë politikanët e duhur. Këto zgjedhje do të shënojnë fillimin e një ndryshimi pozitiv në Bullgari”, theksoi Emilija Bllagoeva.

Për 15 vjet, Sasho Vakashinski jeton me familjen e tij në Çekinë Veriore, në qytetin e Liberec. Ai thotë se për të zgjedhjet janë një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për Bullgarinë, sepse dëshiron që në vendin e tij të vijnë investime të huaja, të hapen fabrika dhe uzina dhe të ketë punë për të gjithë:

“Çdo herë votoj sepse dua të kthehem së shpejti në shtëpi, në Bullgari. Jashtë jemi mirë sepse nuk do të mbetemi pa punë, por këtu nuk mund të ndihesh kurrë si në shtëpi. Çfarëdo që të bësh, je gjithmonë i huaj.”

Vitet e fundit, komuniteti bullgar në Irlandën e Veriut është rritur. Dhe ndërsa në qytetet e mëdha bullgarët jetojnë në një mënyrë më të tjetërsuar, në ato më të voglat, si në Shannon, janë të bashkuar dhe më shpesh ndajnë shqetësimet dhe shpresat e tyre për Bullgarinë. Mangësitë e politikës dhe shoqërisë sonë më së miri shihen nga jashtë”, thotë Daniella Georgieva, kryetare e shoqërisë bullgare “Vasill Levski” në qytetin Shannon.

“Ajo që dua të shoh në Bullgari është fundi i kundërshtimit të pandërprerë brenda, mes nesh. Në Bullgari çdo gjë e nisur apo e përfunduar shkakton reagime polare. Dhe pikërisht atëherë, në vend që të kërkohen zgjidhje për dalje nga situata, “futet një shufër në timon”. Nga këtu vjen ndarja e përjetshme në shoqërinë tonë”.

Juristi Martin Petrov, i cili jeton në Hagë dhe ka punuar për shumë vite në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së votuesve për përfaqësimin e rezultateve të votimit.

Martin Petrov

“Të shkosh vazhdimisht në zgjedhje dhe të shpenzosh shuma të mëdha parash të marra nga taksapaguesit nuk është mirë për askënd” – ishte kategorik Martin.

Përpiloi: Veneta Nikollova / janë shfrytëzuar intervistat e Vesella Krastevës, Miglena Ivanovës, Gergana Mançevës dhe Ioan Kolevit/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD