Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alfatari ruan gjurmët e së kaluarës së tij shekullore

Foto: BTA-arkiv

Alfatari është një fshat shumë i vjetër në Bullgarinë Verilindore. Për të është shkruajtur në kronikat historike nga fundi i shekullit të 16-të me emrat Alfatar, Ahlatar e deri në Iflatar. Një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të tij ruhet edhe sot e kësaj dite, ndërsa monumentet e epokave të ndryshme tërheqin vëmendjen si të studiuesve, ashtu edhe të turistëve kureshtarë.

Pranë qytetit të sotëm Alfatar ndodhen katër fortesa romako-bizantine dhe dy bullgare mesjetare. Pranë fshatit Car Asen është ndërtuar kalaja e pestë më e madhe në kohën e Mbretërisë së Parë Bullgare (681 – 1018), mësojmë nga biseda e Nezabravka Kirovës – korrespondente e BNR-së në Silistra, me profesorin e historisë Georgi Atanasov. Sipas tij, kalaja pranë fshatit Car Asen shtrihej në 45 hektarë dhe kishte infrastrukturë urbane, me 4 kisha dhe një kështjellë.

"Aty u zbulua një monument i jashtëzakonshëm me një mbishkrim në glagolicë të Manasij Inok. Për të mos përmendur nekropolet e shumta, vendbanimet nga epoka romake dhe mesjetare. Por ajo që vizitori mund të shohë është shenjtërorja shkëmbore trako-romake pranë fshatit Kutllovica. Nëpër komunën e Alfatarit kalojnë dy lumenj të thatë. Aty, afër fenomeneve të jashtëzakonshme natyrore, ndodhet shenjtërorja mbi fshatin Kutllovica."


Ka rreth 50 manastire shkëmbore përgjatë Kanagjollit, që datojnë nga fundi i shekullit të IX-të dhe fillimi i shekullit të X-të. Ata u braktisën në shekullin e XI-të, mësojmë nga Prof. Atanasov, i cili shton:

“Jo shumë larg Alfatarit, dy manastiret shkëmbore në zonën e Lumit të Thatë (Suhata Reka) janë plotësisht të aksesueshëm dhe deri diku rruga për aty është e shoqeruar me tabela ndihmëse. Njëra nga kishat është shumë e madhe dhe e papërfunduar, sepse me sa duket gjatë pushtimeve peçenege, murgjit, si dhe banorët e kalasë fqinje, u larguan nga kjo zonë. Vizitorët mund të shohin një interior të brendshëm dhe të jashtëm origjinal, autentik siç ishte në shekullin e X-të. Ata gjithashtu mund të shohin dhjetëra vizatime, shenja dhe mbishkrime të kësaj epoke. Afër fshatit Car Asen ka pasur grupe të mëdha manastiresh shkëmbore me një organizim murgjish karakteristik”.

Por një pjesë e popullsisë që themeloi Alfatarin e sotëm u largua nga rajoni gjatë luftës ruso-turke dhe tani këta alfatarë të vjetër jetojnë në Ukrainë, mësojmë nga Prof. Atanasov. Në ditët e sotme, emblema e tyre është Kisha e Trinisë së Shenjtë në qytet.


Kohët e trazuara të Luftës së Krimesë dhe murtaja e furishme i detyrojnë alfatarët të forcojnë fshatin si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht. Gjurmët janë të dukshme edhe sot e kësaj dite.

“Në katër qoshet e Alfatarit ata vendosin kryqe të mëdha prej guri për të shmangur forcat e liga të sëmundjes. Ndërsa fshati rrethohet nga një kanal me gjemba dhe një hendek përballë, që murtaja të mos hyjë në Alfatar. Këto kryqe janë ruajtur edhe në ditët e sotme së bashku me to mund të shihen edhe pjesë të kanalit me gjemba.”


Sipas disave, emri Alfatar nënkuptonte - Porta e Artë ose Porta nga Dobruxha në brendësi të Perandorisë Osmane. Prof. Atanasov beson se versioni i fundit tingëllon më i mundshëm, sepse për shkak të betejave, banorët e fshatrave në brigjet e Danubit - Vetren, Srebërna dhe Popina u shpërngulën në pjesën jugore të rajonit, pikërisht në Alfatarin e sotëm.

Autore: Veneta Nikollova /bazuar në materialin e Nezabravka Kirova - korrespondente e BNR në Silistra/

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BTA-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD

Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit

Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit  – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..

botuar më 25-08-18 4.55.PD