Për shkak të tkurrjes së konsumit dhe eksporteve, ekonomia bullgare do të ngadalësojë rritjen e saj në 1.8 për qind në vitin 2023, sipas parashikimit makroekonomik pranveror të Ministrisë së Financave. Në vitin 2022, rritja ishte 3.4%.
Për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvilluar një skenar alternativ, sipas të cilit rritja e PBB-së mund të bjerë deri në 0.5%. Inflacioni mesatar vjetor do të jetë 8.7%. Për shkak të uljes së pritshme të çmimeve të disa ushqimeve dhe peshës së tyre në konsum deri në fund të vitit, inflacioni mund të tkurret në 5.6%, thuhet në analizë. Papunësia e pritshme vjetore është 4.1%, që është një rënie minimale prej 0.2% nga viti 2022.
Bazuar në parashikimin e pranverës, në muajin prill ministria do të paraqesë projektbuxhetin për vitin 2023 dhe do ta dërgojë për diskutim në parlamentin e sapozgjedhur.Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Do të krijohet një qendër për inovacionet në mbrojtje, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov në një mbledhje të qeverisë. Industria bullgare e mbrojtjes ka nevojë për modernizim që të mund të përmbushë të gjitha pritjet që na detyrojnë aftësitë..
Më 10 mars, Bullgaria përkujton shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viktimat e Holokaustit dhe krimet kundër njerëzimit...
Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më..