Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fund të vitit do të lëshohen kartat e reja të identitetit

Foto: mvr.bg

Deri në fund të vitit në Bullgari do të fillojë lëshimi i një gjenerate të re të kartave të identitetit. Ato do të kenë një çip të integruar, i cili do të mundësojë identifikimin elektronik dhe do të lehtësohet kalimi i kufirit. Dokumentet e reja do të kenë nivelin më të lartë të mbrojtjes nga falsifikimi.

Ndryshimi lidhet me kërkesat për dokumentet personale të BE-së. Nuk do të ketë asnjë fushatë për zëvendësimin masiv të kartave të identitetit dhe nuk do të ketë afat për zëvendësimin e tyre – qytetarët e BE-së mund të përdorin dokumentet e vjetra të identitetit deri në vitin 2031. Ndryshimet prekin, përveç kartës së identitetit, edhe lejeve të reja të qëndrimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD