Nëse Kina i jep Rusisë armë vdekjeprurëse, do të jetë një gabim historik me pasoja të thella. Rreth këtij mesazhi janë bashkuar ministrat e jashtëm të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas takimit dyditor të ministrave të paktit. Stoltenberg përsëriti se në këtë fazë nuk ka asnjë provë për furnizime me armë vdekjeprurëse për Rusinë nga Kina, por shtoi se NATO po monitoron veprimet e vendit nga shumë afër.
Para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave në ambasadën franceze në Pekin se çdo vend që ofron ndihmë për Rusinë në luftën kundër Ukrainës bëhet aleat në agresion dhe shkelës i ligjit ndërkombëtar, dhe kjo nuk është në interes të Kinës. "Lufta e zgjatur nuk është as në interesin e Kinës," shtoi Macron, raportoi AFP.
Në lidhje me deklaratën e përbashkët të 21 marsit të liderëve të Rusisë dhe Kinës në Moskë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, për "miqësinë e pakufishme", ambasadori i Kinës në BE, Fu Cong, sqaroi se Kina nuk e mbështet luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk i jep armë palës ruse, theksohet në një analizë të Institutit për Studimin e Luftës - ISW.Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..