Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Kundëradmirali Adnand Agastra, u prit me një ritual zyrtar përpara shtabit të Flotës Ushtarako-Detare në Varna. Në mjedisin e sotëm të komplikuar të sigurisë, bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha i ftuari. Zoti Agastra tregoi se vizitën e tij në Bullgari do ta shfrytëzojë për të hapur mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve anëtare të NATO-s.
Kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandant i flotës bullgare, theksoi se vizita e kolegut të tij shqiptar është historike, sepse është hera e parë që një komandant i lartë detar nga një vend ballkanik arrin për vizitë zyrtare në Bullgari.
Të dy komandantët vizituan kantierin ushtarak të ndërtimit të anijeve "Delfin" pranë Varnës, ku po ndërtohet e para nga dy anijet e reja patrulluese multifunksionale për Flotën Ushtarako-Detare Bullgare.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..