Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka një rënie të ndjeshme të numrit të maqedonasve që bëhen shtetas bullgarë

Foto: arkiv

Në vitin 2022 nënshtetësi bullgare kanë marrë 1992 maqedonas, sipas të dhënave të Komisionit për shtetësinë bullgare pranë Presidentit. Në vendin e dytë për sa i përket marrjes së dokumenteve bullgare janë ukrainasit – 1 639, pasuar nga turqit - 1290, serbët - 556, shqiptarët - 517 dhe moldavianët - 476.

Të dhënat janë të ngjashme për dy vitet e mëparshme, por atëherë maqedonasit, të cilët janë bërë bullgarë në vitin 2021 dhe 2020 kanë qenë përkatësisht 7696 dhe 9098.

Në vitin 2022 nënshtetësi bullgare kanë marrë edhe 202 izraelitë. Në total, gjatë vitit kanë marrë nënshtetësinë në bazë të origjinës së tyre bullgare 7410 persona. Në vitin 2022 nënshtetësinë bullgare e kanë marrë 356 rusë. Në vitin 2021 - 479. Një vit më parë numri i tyre ka qenë 485.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..

botuar më 25-11-11 2.12.MD

Një ekspozië në Sofje tregon talentin e nxënësve nga shkollat moldave

Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..

botuar më 25-11-11 7.00.PD

"Ariu në kontekstin e ekoturizmit" është tema e një takimi në Smoljan

Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..

botuar më 25-11-11 4.05.PD