Për herë të parë në territorin e Bullgarisë është vërejtur një flamingo rozë për të bërë fole, njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Rreth 80 zogj tashmë po lëshojnë vezët e tyre në Liqenin Atanasovsko pranë Kripërave të Burgasit. Kolonia e sapoformuar përbëhet nga rreth 600 kafshë dhe foletë ndoshta do të shtohen në ditët në vijim, shpjegoi kompania. Flamingoja është e ndjeshme ndaj pranisë njerëzore. Vitet e fundit, ajo është bërë një emblemë e re për Burgasin. Për këtë arsye komuna ka filluar të përfshijë gjithnjë e më shpesh imazhin e flamingos në materialet e saj reklamuese, thonë nga qendra e shtypit e komunës.
Në Liqenin Atanasovsko përveç flamingove, jetojnë pelikanë kaçurrelë, çafka, të vogla dhe të mëdha të bardha, e akoma mbi 280 lloje zogjsh.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..