Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simbolet e së Premtes së Madhe dhe rruga drejt Zotit

5
Foto: Darina Grigorova

Vuajtjet apo pasionet e Krishtit, siç i quan Kisha, arrijnë kulmin në ditën e kryqëzimit të Tij. I dënuar pa faj, i fshikulluar dhe i sharë nga turma, Shpëtimtari merr rrugën e pjerrët për në Golgota, e quajtur më vonë "Via Dolorosa". I kryqëzuar dhe i gozhduar mes dy grabitësve, Ai iu lut me të gjitha forcat Atit të Tij që t'i falte torturuesit e Tij, sepse ata nuk e kuptonin se çfarë po bënin... Këto orë të fundit të jetës tokësore të Birit të Perëndisë kujtohen çdo vit në shërbesat kishtare, në leximet ungjillore dhe në këngët ortodokse. Është gjithashtu dita më e trishtuar për të gjithë besimtarët:

“E Premtja e Madhe është dita e vetme e vitit kur nuk kremtohet në asnjë mënyrë Liturgjia e Shenjtë dhe nuk ka Eukaristi, pra nuk kremtohet sakramenti i gëzuar i kishës, sepse është dita kur ndodh tragjedia më e madhe e mundshme në univers – na shpjegoi At Boris Borisov nga Katedralja e Kryeqytetit “Shpërfytyrimi i Zotit”. – Krijuesi i Universit, vetë Zoti, i cili erdhi dhe u mishërua, bëri vetëm vepra të mira, shëroi të gjithë të sëmurët. Ai i ringjalli të vdekurit tri herë, të paktën aq sa përshkruhen në Ungjill. Ai u vra nga kurora e krijimit të tij, njeriu, dhe u vra për blasfemi. Të vrasësh Zotin për blasfemi - ky është paradoksi."

Dhe siç përshkruhet në Ungjill, kur Krishti vdiq në kryq, ndodhi një tërmet, dielli fshehu rrezet e tij dhe perdja e tempullit u gris. E gjithë kjo dëshmon se i gjithë krijimi, së bashku me botën e pajetë, e përjetonte këtë kataklizëm universal, vëren At Boris. E gjithë natyra vuante për shkak të vdekjes së Shpëtimtarit në kryq.

Në Lindjen e Mesme, ku besohet se ka jetuar Krishti, edhe sot besimtarët ortodoksë vëzhgojnë se si errësohet dhe bubullon çdo vit të Premten e Madhe, pavarësisht nga parashikimi i motit.

“Ndër të tjera, ka edhe burime jo të krishtera që dëshmojnë se vërtet në këto vite, rreth 33 vjet pas Krishtit, ka pasur një eklips diellor, i parë nga pika të ndryshme të botës së lashtë - thekson At Boris. - Dhe fakti që perdja e tempullit u gris është gjithashtu një simbol. Po, është dita më e trishtuar e vitit, por kjo është edhe fitorja mbi vdekjen, sepse me vdekjen e vet Krishti e mundi vdekjen për t'u dhënë jetën e përjetshme të gjithë atyre që ishin në varre."

Në Ortodoksi ekziston koncepti i "hyjnizimit të njeriut" dhe shenjtërimi i tij si një qëllim i jetës njerëzore. Ai bazohet në Shkrimet e Shenjta, ku akoma në kapitullin e parë lexojmë: “Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Tij”. Nëpërmjet "shëmbëlltyrës", njeriu thirret nga Krijuesi për ta pranuar "ngjashmërinë":

“Siç thotë Shën Athanasi i Madh: “Zoti u bë njeri që të bëhet njeriu zot. Ky është pikërisht thelbi i veprës shpëtimtare të Krishtit. Ai bëri kështu që ne të vdekshmit e thjeshtë të shpengoheshim nga fuqia e vdekjes dhe të jenë të disponueshme për ne vizioni i Zotit dhe bashkimi i drejtpërdrejtë me Zotin."

Kjo simbolikë paraqitet në kishat ortodokse përmes kupolës, ku është gdhendur Krishti i Plotfuqishëm. Ai zbret nga parajsa në tokë, falë Nënës së Zotit të përshkruar në absidën e altarit.

Shikoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit

Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit  – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..

botuar më 25-08-18 4.55.PD

Fjetja e Hyjlindëses – festa e kishës më të madhe nga koha e Rilindjes Bullgare

Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..

botuar më 25-08-15 5.05.PD
Afresku „Rrota e jetës“ në kishën „Lindja e Krishtit“ – Arbanasi

Fshati Arbanasi dhe kisha e tij e famshme me Rrotën e Jetës

Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...

botuar më 25-08-14 3.35.MD