Banka e Bashkuar Bullgare dhe "KBC Bank Bullgaria" u bashkuan zyrtarisht pasi në Regjistrin Tregtar u regjistrua bashkimi i “KBC Groep” me Bankën e Bashkuar. Kjo ndodhi pas lejes së Bankës Qendrore Evropiane /BQE/ dhe Bankës Popullore Bullgare /BNB/. Në verën e vitit 2022, “KBC Groep” i Belgjikës bleu biznesin e “Raiffeisen Bank International” në Bullgari për mbi 1 miliard euro dhe banka u quajt përkohësisht “KBC Bank Bullgaria”.
Sipas BNB, grupi i ri bankar Banka e Bashkuar Bullgare bëhet lider në Bullgari për sa u përket aktiveve dhe pjesës së tregut prej 19.3%. Së bashku me filialet e saj në sektorët e sigurimeve, leasing-ut, sigurimit pensional, menaxhimit të aseteve dhe faktoringut, ajo u shërben më shumë se 2.4 milionë klientëve në vend.Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër..