Një numër rekord nxënësish bullgarë morën pjesë në konkursin Space Camp Turkey 2023, përkatësisht 422. Financim të plotë ose të pjesshëm morën 65 fëmijë. Space Camp Turkey në Izmir është një nga dy qendrat e trajnimit hapësinor në botë, e modeluar sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA, dhe e vetmja në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Trajnimi zgjat një javë dhe zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze nga specialistë të trajnuar posaçërisht. “Qëllimi i konkursit është të mbështesë të gjithë fëmijët bullgarë që duan të trajnohen në fushën e kozmonautikës, pavarësisht se ku ndodhen”, tha Aleksandër Angellov, menaxher i Qendrës për Edukim Kreativ - organizata që prej 16 vitesh është partnere e programit për Bullgarinë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...