Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti kuvendoi formalisht për më pak se një minutë

Foto: BGNES

Deputetët rifilluan seancën e parë të Kuvendit Popullor, e cila u ndërpre një ditë më parë, pasi nuk arritën të zgjidhnin kryetarin e Legjislaturës së 49-të Kuvendit Popullor.

Pasi shpalli vazhdimin e seancës së djeshme deputeti Vezhdi Rashidov  pyeti nëse ka pasur nominime të tjera për kryetar. Për shkak të mungesës së kandidatëve të rinj, Rashidov e caktoi seancën tjetër pas Pashkëve, më 19 prill.

Organizohet një takim i ri ndërmjet përfaqësuesve të grupeve parlamentare GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”. Në kuadrin e tij duhet të zgjidhet një grup kontakti me detyrën e përcaktimit të prioriteteve legjislative.

Formimi i një qeverie midis dy forcave të para politike është një përparësi kryesore, tha kreu i GERB Bojko Borisov pas një takimi me kreun e BSP Kornelija Ninova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD