Në vitet '60 të shekullit XIX, në Evropën Perëndimore u shfaqën të ashtuquajturat "kartolina të hapura" - kartolina pa zarf, me adresat e marrësit dhe dërguesit në njërën anë dhe tekstin nga ana tjetër. Pas disa hezitimeve që lidhen me faktin se të gjithë mund të lexojnë atë që shkruan dërguesi, ato fillojnë të dërgohen masivisht dhe Bullgaria është një nga vendet e para në Evropë që lejon prodhimin dhe dërgimin e kartolinave.

Kartolinat bullgare të këtij lloji u shfaqën menjëherë pas Çlirimit - në 1879, dhe pak më vonë u shfaqën edhe kartolinat tona të njohura me urime për festat. Fatkeqësisht, mungesa e interesit për to deri tani e ka bërë të pamundur studimin apo mbledhjen e tyre.
“Në Bullgari nuk kemi asnjë koleksion shtetëror, ka mundësi që ndonjë koleksionist më vete të ketë koleksione të tilla, por ato janë të padisponueshme për të gjithë – shpjegon dr. Petër Veliçkov, historian i letërsisë, gazetar dhe poet, i cili është i pari që ka mbledhur shembuj të mrekullueshëm të Kartolinave të Pashkëve dhe pranverës në një libër. - Në të gjithë botën, përfshirë edhe në vendin tonë, kjo kartolinë ka për detyrë të dërgohet dhe t'i sjellë gëzim atij që e merr, pas së cilës zakonisht hidhet. Por për shkak se këto kartolina kanë qenë kujtime të këndshme për marrësit, shumë prej tyre i kanë ruajtur dhe kështu kanë arritur te ne”.

Kartolina e parë bullgare e Pashkëve në posedim të koleksionistit është e vitit 1898. Është një litografi me ngjyra të Ngjalljes së Krishtit në një seri pikturash. Teksti në anën e përparme lexon: "Krishti u ringjall!" dhe është shtypur në qytetin e Samokovit.

Në edicionin luksoz dhe më të kompletuar deri më sot, "Kartolinat e Pashkëve dhe Pranverës nga Perandoria e Tretë Bullgare" (1878-1946), mbizotërojnë mostrat e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Gjermania, e cila është lider në prodhim, cilësi dhe shpërndarje. Rreth vitit 1910, shitësit bullgarë filluan të porosisin botime speciale për Bullgarinë me mbishkrime në bullgarisht. Gjatë gjithë kohës, kartolinat janë shumëngjyrëshe, me figura karakteristike - fëmijë, lepur Pashkësh, vezë të kuqe, zogj, pula, qengja, buqeta. Më të pakta janë ato fetare që kanë lidhje me kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

Megjithatë, në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, në Bullgari u shfaqën revista të shumta dhe libra për fëmijë, me ilustrime nga artistë të njohur bullgarë si Vadim Llazarkeviç, Ilija Beshkov, Georgi Atanasov etj. Pikërisht ky interesim në lidhje me ilustrimin paracaktoi bumin e madh në kartolinave origjinale bullgare të Pashkëve dhe të pranverës.

“Unë fillova t'i mbledh këto kartolina kryesisht për shkak të historikut bullgar të tyre - thotë Dr. Petër Veliçkov në një intervistë me Desisllava Semkovskën nga Radio Bullgaria. - Artistët bullgarë sjellin shumë momente të reja nga folklori, nga etnografia, nga lloji i figurave, kanë ngjyra më të freskëta dhe janë shumë më artistike. Nuk është rastësi që kartolinat bullgare po bëhen jashtëzakonisht të njohura, dhe po zenë vendin e kartolinave të Evropës Perëndimore”.

Në periudhën pas vitit 1944 (deri në vitin 1989), kur feja ishte e ndaluar dhe festat si Krishtlindjet dhe Pashkët ishin gjithashtu të ndaluara, këto kartolina u bënë të paligjshme dhe shumë artistë vizatonin 50-100 kartolina me dorë dhe i shisnin në të zezë ose ua jepnin miqve.

“Ky moment në historinë e kartolinave të Pashkëve vështirë se mund të rikuperohet, ndonëse pas vitit 1989 shumë prej tyre u shfaqën në tregun antik – shprehet Dr. Veliçkov. "Shpresoj që dikush nga të rinjtë një ditë të gjejë kohë për ta parë këtë kartolinë në tërësi."
Fotot janë marrë nga shtëpia botuese „Lindje-Perëndim“
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reLuiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në..
