Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina nuk do të mbështesë pushtimin rus të Ukrainës me armë

Analena Berbok dhe Cin Gan
Foto: BGNES

Qeveria kineze nuk do t}i sigurojë armë Rusisë për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë as tani, as në të ardhmen, u bë e qartë pas një takimi dy-orësh në Pekin midis ministrit të jashtëm Cin Gan dhe kryediplomatit gjerman, Analena Berbok. “Ne nuk furnizojmë dhe nuk do të furnizojmë me armë palët në konflikt”, citohet Cin Gan nga DPA. Sipas tij, roli i Kinës në Ukrainë është të promovojë pajtimin dhe të përshpejtojë bisedimet e paqes.

Kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, megjithatë, tha se do të jetë e vështirë për Evropën t’i besojë Kinës nëse vendi nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga territori i Ukrainës, njofton Reuters. “Neutraliteti përballë shkeljes së normave ndërkombëtare nuk ngjall besim”, shtoi ai, duke i bërë thirrje presidentit Si Xhinpin të bisedojë me Vollodimir Zellenski dhe të ofrojë ndihmë humanitare për popullin ukrainas.

9 të vrarë dhe 21 të plagosur – ky është rezultati i bombardimeve ruse në qytetin lindor Sllavjansk, njofton Reuters. Mes viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të katër personave nën rrënojat e një blloku apartamentesh të granatuar. Pati të paktën shtatë shpërthime në qytet, përfshirë në një shkollë.

Oleksij Danillov, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit, shkroi në Twitter se Ukraina do të përdorë të gjitha armët që nuk janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar për të çliruar territorin e saj, përfshirë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kostadin Kostadinov

MEÇ paraqes një mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov. Deputeti saktësoi se kjo votë u organizua nga forca e tij politike, e cila..

botuar më 25-04-10 11.24.PD

130 km/orë shpejtësia maksimale në autostrada

Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..

botuar më 25-04-10 11.06.PD
Foto: Përfaqësia e KE-së në Bullgari

Komisioni Evropian i dorëzon një çmim përkthimi nxënëses së klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova

Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..

botuar më 25-04-10 6.05.PD