Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi Ligjin për thirrjet elektronike, i cili e bën më të lehtë mobilizimin e rezervistëve në ushtri. Ligji parashikon krijimin e një regjistri elektronik me emrat, adresat dhe gjendjen shëndetësore të të gjithë atyre që u përgjigjen kushteve për mobilizimin ushtarak. Thirrjet elektronike do të konsiderohen të kryera që në momentin e dërgimit dhe qytetarët do të kenë 20 ditë kohë për t'u paraqitur në qarqet ushtarake dhe nuk do të mund të largohen nga vendi gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk e bëjnë këtë, do t'u hiqet e drejta për të disponuar pasurinë e tyre të paluajtshme, për të drejtuar një makinë, për të marrë kredi, për t'u regjistruar si persona të vetësiguruar ose tregtarë të vetëm.
Pavarësisht Pashkëve Ortodokse, forcat ruse goditën rajonin e Nikolaevska natën, u vu nën zjarr rajoni Snegurovka, i çliruar në nëntor të këtij viti nga mbrojtësit ukrainas. Rusia kreu gjithashtu një sulm ajror në rajonet veriore të Sumska dhe Çernigorska. Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse mbi qytetin lindor të Slavjansk është rritur në 11, duke përfshirë një fëmijë dy vjeçar, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të arrijnë më shumë njerëz të varrosur nën rrënojat e një ndërtese apartamentesh. Me rastin e asaj që ndodhi në Slavjansk, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Jurij Ihnat, tha se së shpejti vendi do të ketë armë për të parandaluar sulme të tilla. Dorëzimi i sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot” të premtuar nga Shtetet e Bashkuara pritet menjëherë pas Pashkëve.
Gjermania do të insistojë në vendosjen e sanksioneve evropiane ndaj energjisë bërthamore të Rusisë, tha zëvendëskancelari Robert Habeck. Sipas tij, nuk ka arsye që sektori bërthamor të vazhdojë të trajtohet me preferencë. "Teknologjitë bërthamore janë një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe Rusia nuk mund të konsiderohet më një partner i besueshëm," vuri në dukje Habek.Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..