Gjatë pushimeve, skiatorët dhe turistët kanë preferuar të pushojnë aktivisht pranë Shtatë Liqeneve të Rillës. Shërbimi i shpëtimit malor në Dupnica njoftoi se ka katër oficerë shërbimi në bazën e tij në liqene për tre ditët. Në fund të javës së ardhshme do të ketë sërish staf në detyrë, pas së cilës do të mbyllet sezoni i skijimit. Bozhidar Xhokin nga ekipi i shpëtimit theksoi për BNR se pavarësisht motit të ndryshueshëm, gjatë pushimeve ka skiatorë, fansa të zbritjeve ekstreme, si dhe turistë që bëjnë ecje.
Ndër vizitorët e huaj mbizotërojnë mysafirë nga Izraeli dhe Franca, ka edhe rusë.Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..