Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 dënuan “retorikën e papërgjegjshme bërthamore” të Rusisë si “të papranueshme” dhe i bënë thirrje Kinës që të veprojë si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, njoftoi Reuters. Në komunikatën nga takimi treditor në resortin japonez Karuixava thuhet: “Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore nga Rusia do të përballet me pasoja të rënda”.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, koordinimin e tyre dhe zbatimin e plotë të tyre”, thuhet gjithashtu në komunikatën e ministrave të G7.
Presidenti rus Vlladimir Putin vizitoi të hënën territoret e okupuara të Ukrainës për Pashkët. Ai ishte në selinë e grupit “Dnepër” në rajonin Herson dhe në Lugansk, në shtabin e grupit “Vostok”, ku dëgjoi raportet e komandantëve për mbrojtjen e përgatitur të dy rajoneve, njofton UNIAN.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..