Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mund të votoni për një këngë në konkursin e BNR "Pranvera" 2023

Foto: bnr.bg/prolet

Këngët finaliste në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën e re bullgare pop dhe rock "Pranvera" 2023 janë tashmë të qarta. Nga 76 këngë të paraqitura, 11 janë skualifikuar për shkak të shkeljes së rregullores, njëra është tërhequr nga autori. Nga 64 këngët e dëgjuara, komisioni përzgjodhi 24. Pas votimit me sistem pikësh, për finalen u zgjodhën 12 performanca. Tre do të konkurrojnë edhe për çmimin për debut.

Në një ceremoni në "Sofia Live Club" më 31 maj në orën 20:00, një juri prej artistësh të shquar bullgarë do të përcaktojë fituesin e Çmimit të Madh. Dëgjuesit e BNR mund të bëhen pjesë e eventit duke votuar për Çmimin e Audiencës. Kjo është e mundur nga data 19 prill deri më 19 maj në faqen bnr.bg/prolet, ku mund të dëgjohen edhe këngët.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Para se të thuash jo" – grupi D2 kthehet në formacionin e tij origjinal

Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..

botuar më 25-09-29 6.00.PD

Mijëra njerëz do të ndjekin yllin botëror Robbie Williams në Sofje

Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..

botuar më 25-09-28 6.50.PD
Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов

botuar më 25-09-26 7.45.PD