Komisioni Evropian e referon Bullgarinë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së në tri procedura - për automjete të pastra, sistemin e taksave tol dhe tregtimin e ujit mineral dhe të burimit. Procedura e parë është për arsye se vendi ynë akoma nuk parashikon në legjislacion objektiva minimale kombëtare në prokurimet publike për blerjen e automjeteve ekologjike transportuese; e dyta - se nuk ka transpozuar në legjislacionin e saj sistemin evropian të faturimit elektronik, ku udhëtarët mund të paguajnë taksat tol përmes një kontrate të vetme abonimi, nëpërmjet një furnizuesi të vetëm dhe brenda një strukture të vetme që do të mbulonte të gjitha vendet anëtare të komunitetit. Procedura e treta është për faktin se legjislacioni bullgar nuk ndalon tregtimin e ujit të marrë nga i njëjti burim nën më shumë se një përshkrim tregtar, siç kërkohet nga direktiva evropiane. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..