Të dhënat për sezonin e ardhshëm veror janë pozitive dhe presim të kalojmë me 5% rezultatin e vitit rekord për turizmin kombëtar 2019, tha ministri i turizmit Ilin Dimitrov në pushimoren“Allbena”. Ai shtoi se shumë turistë priten nga tregjet tradicionale, por edhe nga ato në zhvillim - Polonia dhe Republika Çeke. Tregu i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu po rritet. Tregu gjerman, i cili pati një rënie të rëndë, po rimëkëmbet gradualisht. Krahasuar me sezonin e kaluar veror të vitit 2022, numri i turistëve pritet të rritet me ¼.
Dimitrov kujtoi se vendi përfundoi një sezon shumë të mirë dimëror. Pavarësisht mungesës së borës në dimër, nivelet që nga viti 2019 dhe para pandemisë Covid u tejkaluan me 9%.
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me..
Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..