Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të prezantojë një program të vet legjislativ, pasi në propozimet e GERB-SDS dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP – DB) janë lënë jashtë "temat e rëndësishme të përditshme që emocionojnë shoqërinë bullgare". Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.
Disa nga ndryshimet e parashikuara nga socialistët janë rritja e gjobave për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, trafikun e emigrantëve dhe pornografinë e fëmijëve. Partia njëqindvjeçare ka përgatitur edhe një paketë propozimesh legjislative në sferën sociale, të cilat parashikojnë që paga minimale të bëhet 50% prej pagës mesatare nga 1 korriku i këtij viti në vend të 1 janarit 2024, duke i përjashtuar familjet e reja deri në moshën 26 vjeç nga pagesa e taksave, rritjen e mjeteve gjatë vitit të dytë të pushimit të lehonisë dhe reformën e pensioneve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..