Me takimin me grupin më të vogël parlamentar – “Ka popull të tillë”(ITN), përfunduan konsultimet politike të presidentit Rumen Radev para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Kryetari i grupit parlamentar të ITN-së Toshko Jordanov tha se në këtë situatë të vështirë është politikisht përgjegjëse të ketë një kabinet. Megjithatë, ai vuri në dukje para gazetarëve se “përgjegjësia dhe çelësi i stabilitetit janë dy forcat e para politike (GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”)”. Nëse mandati i tretë i jepet ITN-së, partia është e gatshme të propozojë një qeveri.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..