Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 25 prillin

Një front i ftohtë me vranësira shiu do të kalojë mbi vendin

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje – 8°. Gjatë ditës në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me vranësira të konsiderueshme dhe reshje të dendura shiu pasdite. Temperaturat maksimale do të jenë prej 17 deri në 22°. Në kryeqytet do të jetë 17°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 14 deri në 16°. Uji i detit është 10-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore vranësira do të jetë e konsiderueshme me reshje. Në lartësinë mbi 2300 m reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.

Të mërkurën do të vijojnë reshjet e shiut në të gjithë vendin dhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Moti jashtë vendit:

Në Evropë do të bjerë shi mbi Beneluksin, Alpet, Korsikë, Karpate, Sanxhak, Maqedoninë Perëndimore dhe Maqedoninë Greke. 11 dhe 13° priten në Londër dhe Paris, 11° në Berlin. Në Moskë temperatura do të jetë 18°, në Madrid dhe në Romë 28 dhe 21°. Në Athinë do të jetë 24°. Në Beograd do të jetë 16°. Do të jetë 18° në Bukuresht dhe 20° në Stamboll.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 8°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 13 dhe 11°. 20° pritet në Los Anxhelos, 28 dhe 26° në Miami dhe Mexico City, 21 dhe 26° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 32° në Dubai, 22 dhe 29° në Jerusalem dhe Teheran, përkatësisht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD