Anëtarësimi në Shengen deri në fund të vitit është ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë. Vendi ynë vlerëson shumë mbështetjen e Parlamentit Evropian për këtë temë. Këtë e deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, në një takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Pragë të Çekisë. Zheljazkov theksoi se anëtarësimi ynë në Shengen do të kontribuojë për sigurinë dhe unitetin në BE dhe do të jetë në dobi të qytetarëve dhe bizneseve bullgare. Ai shtoi gjithashtu se Bullgaria iu shpreson mbështetjes së Komisionit Evropian dhe partnerëve për forcimin e kufirit bullgaro-turk, siguria e të cilit është e një rëndësie të madhe për të gjitha vendet evropiane.
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e..
Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..