Komandanti i Forcave Detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë dhe i Komandës Aleate të NATO-s në Napoli, Adm. Stuart Munsch është në Sofje. Ai merr pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Sigurisë së Detit të Zi. Kjo vjen mes planeve të SHBA-së për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon dhe për të forcuar praninë e Aleancës pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Anijet luftarake ruse, Krimea dhe korsitë e mbyllura detare e bëjnë rajonin "një zonë me rëndësi strategjike jetike për SHBA-në dhe NATO-n", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Deri në qershor, Uashingtoni planifikon të ketë një strategji të re për rajonin e Detit të Zi. Tre nga 6 vendet e Detit të Zi janë anëtarë të NATO-s dhe Ukraina është kandidate për anëtarësim.
Gjatë forumit do të mbajnë fjalime përfaqësues të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë, Ukrainës dhe të strukturave kryesore komanduese në NATO.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..