Azerbajxhani planifikon të dyfishojë furnizimet me gaz natyror në Evropë deri në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur në Sofje presidenti i Azerbajxhanit, Illham Aliev. Ai ishte i ftuar special në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve të sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë (“Bullgartransgaz”), Rumanisë (Transgaz), Hungarisë (FGSZ), Sllovakisë (Eustream) dhe Kompanisë Shtetërore të Naftës të Azerbajxhanit (SOCAR). Dokumenti ka të bëjë me nismën e Unazës së Solidaritetit të propozuar nga Bullgaria, e cila synon të rrisë sigurinë e furnizimit me gaz natyror në Bashkimin Evropian. “Memorandumi do të rrisë konektivitetin midis vendeve dhe do të rrisë kapacitetin e rrjeteve të tyre të transportimit të gazit”, tha presidenti Rumen Radev, i cili është nikoqir i veprimtarisë.
Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 deri në..
Për herë të parë Bullgaria është një vend partner i Ekspozitës Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Produkte Ushqimore “Agra 2024” në Gornja Radgona, Slloveni, e cila do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2024. Në hapje do të marrë pjesë edhe ministri..
Presidenti Rumen Radev ngarkoi kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev që të propozojë përbërjen e re të qeverisë së përkohshme. "Kriza në një institucion nuk shuhet me ndezjen e zjarrit në një tjetër. Duhet të propozoni me kujdes ndryshime..
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së..
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e..
Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e..