Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje – 5°. Gjatë ditës para mesditës, vranësirat do të çahen nga perëndimi, por pas mesditës do të jenë sërish të konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu në juglindje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 12 deri në 17°. Në kryeqytet do të jetë 13°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje shiu në jug të Burgasit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë prej 13 deri në 16°. Uji i detit është 11-14°. Deti do të jetë i trazuar me dallgëzime deri në 3 ballë.
Në male do të mbajë vranësira me reshje të shkurtra shiu, mbi 1700 m lartësi do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m deri në minus 1°.
Ditën e premte do të ngrohet, retë do të çahen dhe nuk do të ketë reshje shiu.
Në Evropë do të bjerë shi mbi Norvegjinë Jugore, Uellsin, Bregun e Biskajës së Veriut, Silesinë, Balltikun, Ukrainën Perëndimore, Karpatet, Sanxhakun, Gjirin e Selanikut, Atikën dhe Detin Marmara. 13 dhe 19° priten në Londër dhe Paris, 11° në Berlin. Në Moskë temperatura do të jetë 20°, në Madrid 30°, në Romë dhe në Athinë 21°. Në Beograd dhe Bukuresht do të jetë 16° dhe në Stamboll 15°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 11 dhe 12°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 16 dhe 9°. 23° pritet në Los Anxhelos, 28° në Miami dhe Mexico City, 23 dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 32°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 24 dhe 26°.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..