Ministri në detyrë i punëve të jashtme Nikollaj Millkov tha se nuk do të ketë veprimtari përkujtimore të përbashkët me Maqedoninë e Veriut në lidhje me 120 vjetorin e vdekjes së revolucionarit bullgar Goce Delçev më 4 maj. Për ata që duan të shkojnë në sarkofagun e tij në Shkup, ai pret të njëjtat probleme që kishte në shkurt, kur u shënua përvjetori i lindjes së vojvodës.
Ministri pret edhe procese politike ndaj bullgarëve maqedonas. “Jam i shqetësuar se javën e fundit u ngritën padi kundër Tome Bllazhevskit, i cili është kryetar i Qendrës Kulturore në Ohër “Mbreti Boris III”, pasi të njëjtat akuza të fjalëpërfjalshme u ngritur kundër Lubço Georgievskit nga qendra në Manastir. Nëse këto akuza vërtetohen nga gjykata, do të kemi ndoshta të burgosurit e parë politikë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ministri.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..