Janë gjetur rezerva, falë të cilave deficiti i parashikuar në projektbuxhetin mund të ulet nga 6.4% në 3%. Këtë e ka bërë të ditur Asen Vasilev, bashkëkryetar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", pas takimit të deputetëve të grupit dhe kolegëve të tyre nga GERB - SDS me ekspertë në Ministrinë e Financave. Shpenzimet sociale nuk do të shkurtohen dhe nuk parashikohen ndryshime tatimore, tha Vasilev. Kur u pyet se nga do të vijnë rezervat, ai u përgjigj: "Mendoj se surprizat nuk janë të mëdha - njëra është Plani i Rimëkëmbjes, tjetra është dividenti, e treta është lidhur pjesërisht për mirëmbajtjen e departamenteve të ndryshme, e katërta është programi i kapitalit".
Në takim nuk ishte e pranishme ministrja e financave, Rosica Vellkova, e cila ishte në një udhëtim pune jashtë vendit.“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..