Janë gjetur rezerva, falë të cilave deficiti i parashikuar në projektbuxhetin mund të ulet nga 6.4% në 3%. Këtë e ka bërë të ditur Asen Vasilev, bashkëkryetar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", pas takimit të deputetëve të grupit dhe kolegëve të tyre nga GERB - SDS me ekspertë në Ministrinë e Financave. Shpenzimet sociale nuk do të shkurtohen dhe nuk parashikohen ndryshime tatimore, tha Vasilev. Kur u pyet se nga do të vijnë rezervat, ai u përgjigj: "Mendoj se surprizat nuk janë të mëdha - njëra është Plani i Rimëkëmbjes, tjetra është dividenti, e treta është lidhur pjesërisht për mirëmbajtjen e departamenteve të ndryshme, e katërta është programi i kapitalit".
Në takim nuk ishte e pranishme ministrja e financave, Rosica Vellkova, e cila ishte në një udhëtim pune jashtë vendit.Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..