Burri që u barrikadua në shtëpinë e tij në lagjen “Ljulin” të kryeqytetit u arrestua mbrëmjen e djeshme. Sipas drejtorit të Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, komisioneri i lartë Kallojan Milltenov, i arrestuari kërkohet nga Interpoli. Nuk dihet nëse ai ishte i armatosur.
Javën e kaluar, policë u përpoqën t’i ndalonin makinën për kontroll, por i arrestuari nuk respektoi kërkesën dhe pasoi një ndjekje. Si pasojë e ndjekjes, ai përplasi një taksi dhe plagosi një person, më pas arriti të arratiset.
Për rastin nisi procedura paraprake.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..