“Nuk po komentoj thashetheme apo shkrime, ka shumë të ngjarë që ky të jetë një shpallje e emrave për të parë reagimet.” Kështu, lideri i GERB-it Bojko Borisov komentoi njoftimet e mediave se koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) do t’u ofrojë pozita tri ish-ministrave në projekt-kabinetin - Nikollaj Denkov për kryeministër, Asen Vasilev për ministër të financave dhe Kirill Petkov për zëvendëskryeministër, përgjegjës për shërbimet si dhe Atanas Atanasov për ministër të brendshëm.
Deputeti i PP-DB-së, Daniell Llorer, megjithatë i cilësoi emrat e qarkulluar në shtyp si thashetheme dhe theksoi se koalicioni ende nuk ka diskutuar për emrat e një qeverie të mundshme të ardhshme.
Borisov theksoi se nuk ka kryeministër më të përgatitur se ai, por ai u tërhoq nga rreshti i parë për t’i dhënë një shans për të formuar një qeveri. Sipas tij, shembullin e tij duhet ta ndjekin ish-kryeministri Kirill Petkov dhe ish-ministri i financave Asen Vasilev, për të krijuar një “kabinet ekspertësh në bazë të programit, të bazuar në përgjegjësi dhe ai të qeverisë katër vjet”.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..