Muzeu Historik në Asenovgrad feston 940-vjetorin e themelimit të Manastirit të Baçkovos me ekspozitën "Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit". Manastiri i shenjtë, i themeluar nga Grigorij Bakuriani, për shekuj me radhë ka qenë pjesë në zhvillimin socio-ekonomik, shpirtëror dhe kulturor të Asenovgradit. Me trashëgiminë e tij të pasur shpirtërore-historike, artistike dhe arkitekturore, sot manastiri është një vend tërheqës për mijëra pelegrinë që luten përpara ikonës së famshme mrekullibërëse të Nënës së Zotit. Prandaj përvjetori i rëndësishëm i manastirit festohet pikërisht me ekspozitën “Ikonat mrekullibërëse dhe reliket e shenjta të Ballkanit”. Janë paraqitur 24 postera kishash dhe manastire ku mbahen ikonat të mrekullibërëse dhe reliket e shenjtorëve, dhe historia e çdo manastiri dhe ikonë është mbledhur në një rrëfim magjepsës mbi besimin. Ekspozita është e realizuar së bashku me Qendrën e Studimeve Sllavo-Bizantine “Prof. Ivan Dujçev" pranë Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski” dhe shoqërohet me një katalog dygjuhësh ku shqyrtohet ky fenomen i krishterimit – ikona.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..