Koalicioni PP-DB ngre kandidaturën e akademikut Nikollaj Denkov për postin kryeministër. “Nuk kemi të drejtë të ndryshojmë votën e 620 mijë qytetarëve bullgarë. Jemi në kuadër të vendimit tonë – të mos e mbështesim mandatin e parë për formimin e qeverisë”, tha Kirill Petkov në një konferencë për shtypin. Ai theksoi se liderët në koalicion Hristo Ivanov, gjen. Atanas Atanasov dhe Vlladisllav Panev nuk janë në mesin e ministrave të propozuar, por Asen Vasilev është më i përgatituri për departamentin financiar. Koalicioni ngre 5 prioritete të qeverisjes - hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë, luftën kundër inflacionit, zbatimin e të gjitha kushteve dhe masave të vonuara sipas Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë dhe ndryshime në financimin e projekteve rajonale. Qeveria do të propozohet nëse nuk shpallet kabineti me mandatin e parë të GERB-it dhe do të ketë një horizont menaxhimi prej një viti e gjysmë.
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për..
"Oevatjet për të më sulmuar për shkak se kam shpallur Ligjin për Vënien e Euros janë manipulime të sheshta, sepse nuk ka absolutisht asnjë datë në këtë ligj, ka kushte dhe procedura."Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev para gazetarëve në..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të organizuar nga Administrata Rajonale do të marrin pjesë Presidenti Petër Stojanov (1997-2002),..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..