Ka të dyshuar për atentatin ndaj kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev pas një takimi të shërbimeve, por nuk pranoi të japë detaje. “Jemi duke hetuar të gjitha mundësitë për të gjurmuar rrugën e automjetit. Nuk ka të lënduar, lloji i mjetit shpërthyes nuk lejon të kapërcehet mbrojtja e kësaj veture”, theksoi ministri.
“Ky akt po krijon kaos, frikë, është një ngjarje e shëmtuar që ka pasoja të këqija. Kjo na bën edhe më ambicioz për të përfunduar reformën sistematike dhe ligjore”, komentoi kreu i partisë GERB Bojko Borisov nga Razgrad.
“Sulmi ndaj kryeprokurorit është sulm ndaj reformës në drejtësi”, tha edhe gjen. Atanas Atanasov, bashkëkryetar i “Bullgarisë Demokratike”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..