Për Bullgarinë janë caktuar 9.77 milionë euro nga gjithsej 100 milionë euro, me të cilat vendet më të prekura në BE do të kompensohen nga importet e grurit dhe ushqimit ukrainas, tha për BNR një burim nga Komisioni Europian. Fondet e mbetura do të shpërndahen midis Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Nga paketa e ndihmës së parë vendi ynë ka marrë 16.75 milionë euro. Ndërkaq, në Kuvend, ministri zyrtar i bujqësisë, Javor Geçev, bëri të ditur se për shkak të produkteve të importuara nga Ukraina, një prodhim në vlerë prej më shumë se 3 miliardë eurosh ka mbetur në depot në vendin tonë. Sipas tij, gjysma e lulediellit për Evropën është dorëzuar në Bullgari.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..