Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov i bëri thirrje forcës së parë politike GERB që të mbështesë kabinetin e pakicës të propozuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Në postimin e tij në Facebook, ish-kryeministri përshkruan tre opsione për GERB. E para është të votojë për një qeveri të koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe të kontrollojë zbatimin e programit të tij përmes parlamentit. E dyta është formimi i një kabineti minoritar me mbështetjen e DPS-së, BSP-së dhe “Ka një popull të tillë” dhe rikthimi në prapaskenë. E treta janë zgjedhjet e reja, por kjo do të thotë të kërkojmë sërish mbështetje nga DPS, sepse shpërndarja e forcave do të jetë e njëjtë.
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..