Përqindja relative e popullsisë së varfër në Bullgari po rritet. Në vitin 2022, shkalla e varfërisë në vend ishte 22.9%, dhe të varfëritë ishin 1 milion e 572 mijë njerëz. Kështu shkruhet në raportin e miratuar nga qeveria për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Varfërisë deri në vitin 2030, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Krahasuar me një vit më parë, 2021, pesha relative e popullsisë së varfër u rrit me 0.8%. Një nga arsyet e rritjes së varfërisë në vendin tonë është edhe pandemia COVID, e cila thelloi pabarazitë dhe preku një sërë sektorësh të ekonomisë. Përqindja e të varfërve është më e lartë në familjet me një anëtarë me një person mbi moshën 65 vjeç.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..